Parashikimi i Motit për Sot në Kosovë

Sot në Kosovë do të kemi një mot të vranët me intervale diellore.

Temperatura minimale pritet të lëvizë nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimumi do të arrijë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë.

Në mëngjes, sidomos në zonat e ulëta, temperaturat mund të shkaktojnë ndjesi të të ftohtit, prandaj rekomandohet që të visheni në mënyrë të përshtatshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *