Përkujtim për Heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në Cyrih

Në ambjentet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, më 8 nëntor 2026, u organizua një manifestim përkujtimor për të nderuar jetën, veprën dhe sakrificat e heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me rastin e 37-vjetorit të rënies së tyre.

Manifestimi filloi me intonimin e himneve dhe një minutë heshtje për nder të të rënëve për lirinë e Kosovës.

Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës, Vigan Berisha, përshëndeti të pranishmit, ndërsa mbi jetën dhe kontributin kombëtar të dy heronjve folën Fatmir Brajshori, Arben Krasniqi dhe Sali Sefa.

Në emër të Klubit Politik “Afrim Zhitia”, fjalën e mori Ragip Shala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *