Mentor Pllana, themelues dhe drejtori ekzekutiv i Pllana Ventures, ka theksuar se Kosova ka një potencial të jashtëzakonshëm për tërheqjen e investimeve të huaja.
Ai ka veçuar sektorë të rëndësishëm si energjia, prodhimtaria, teknologjia dhe turizmi si fushat me mundësi të mëdha për zhvillim.
Këto sektorë jo vetëm që janë të rëndësishëm për rritjen ekonomike të vendit, por gjithashtu ofrojnë mundësi të reja për punësim dhe zhvillimin e inovacioneve që do ta nxjerrin Kosovën në skenën ndërkombëtare.