Takimi i Deputetes Shasime Osmani me Ambasadorët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Zvicër

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kantonit të Bernës, Shasime Osmani, ka pritur në një takim ambasadorët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Zvicër.

Takimi, i zhvilluar në ambientet e Parlamentit të Kantonit të Bernës, ofroi një mundësi për biseda në frymën e respektit të ndërsjellë, miqësisë dhe forcimit të bashkëpunimit me institucionet zvicerane.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani shprehu kënaqësinë për vizitën e tre diplomatëve, duke i falënderuar për bashkëbisedimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *