Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë ka ngritur një procedurë penale kundër një shtetasi serb, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Kontrabandë”.
Ai tentoi të kontrabandojë cigare të pa deklaruara në pikën kufitare “Bogorodicë”. “I dyshuari, përmes vijës doganore në pikën kufitare ‘Bogorodicë’ në hyrje të vendit, në një kamion të një kompanie serbe, pronar i së cilës ishte, transportoi mall të padeklaruar, 5.000 kuti cigare të markave tregtare ‘Marlboro’, ‘Davidoff’ dhe ‘Winston’ të cilat ishin vendosur në 100 kuti kartoni pa shenja.
Vlera totale e cigareve është e konsiderueshme, e cila arrin në afërsisht 9.000.000 denarë.
Ai përpiqej të transportonte cigaret në kamion, duke pretenduar se po transportonte granula propileni, por gjatë kontrolleve, doganierët zbuluan mallra të padeklaruara në pjesën e përparme dhe në mes të rimorkios, të cilat u konfiskuan menjëherë.