Protesta e Studentëve në Tiranë: Një Kërkesë për Qeverinë

Pas rreth pesë orësh, protesta e organizuar nga studentët në Tiranë përfundoi sot, e cila tërhoqi edhe qytetarë të tjerë që kërkonin dorëheqjen e qeverisë.

Protesta nisi para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit përsëritën thirrjet e tyre për ndryshim.

Gjatë zhvillimit të saj, ndodhi disa incidente, përfshirë djegien e koshave të mbeturinave që shkaktuan zjarr dhe tym në zonën e tubimit.

Më pas, protestuesit u drejtuan në Zogun e Zi, ku bllokuan qarkullimin rrugor.

Gjatë marshimit, disa prej tyre u përpoqën të shkulin kangjellat e trotuareve, ndërsa u dogjën kosha mbeturinash dhe tabela reklamash.

Forcat e policisë ishin të pranishme në terren dhe, përmes megafonëve, kërkuan nga protestuesit të lirojnë rrugët dhe të mos pengojnë qarkullimin e automjeteve.

Marshimi vazhdoi drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

Situata u tensionua më tej pranë godinës së Kryesisë së Kuvendit, ku disa protestues tentuan të thyejnë derën e institucionit.

Në përfundim të tubimit, organizatorët njoftuan se protestat do të vazhdojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *