Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, theksoi në Samitin e Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Mal të Zi, se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kos e theksoi angazhimin e BE-së për të avancuar integrimin e këtyre vendeve, duke identifikuar sfidat dhe prioritetet për secilin prej tyre. “Jemi të vendosur që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.
Muajt në vijim do të jenë të rëndësishëm për të përcaktuar rrugëtimin e vendeve drejt BE-së”, tha ajo.
Ajo vazhdoi duke shpjeguar se për Malin e Zi, fokusi do të jetë mbyllja e kapitujve të negociatave; për Serbinë, zgjedhjet e së dielës së ardhshme; për Shqipërinë, vazhdimi i përparimit drejt Bashkimit Evropian; ndërsa për Kosovën, vazhdimi i punës për sundimin e ligjit.