Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar një takim me ish-diplomatin e lartë të Shteteve të Bashkuara, Daniel Serwer.
Në një postim në Facebook, Kurti thekson se me Serwer kanë diskutuar lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, si dhe për zhvillime të tjera aktuale. “Përherë kënaqësi të takohem me profesorin dhe ish-diplomatin e lartë të ShBA-ve, Daniel Serwer. Çdo herë që vjen në Kosovë më nderon me vizitë në Zyrën e Kryeministrit, por gjithmonë e kemi sfidë kohën, që s’mjafton për të gjitha këshillat dhe mendimet e vlefshme të profesorit Serwer.
Dje u takuam për herë të parë pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe në ShBA.
Biseduam për këto ngjarje, si dhe për zhvillime të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit.