Institucionet dhe shoqatat e ndryshme në Maqedoninë e Veriut kanë mundësinë që deri më 1 dhjetor të propozojnë tema, projekte ose institucione te Enti Shtetëror i Revizionit për kontrollin e vitit 2027. “Në drejtim të avancimit të transparencës dhe përfshirjes së publikut në procesin e përcaktimit të prioriteteve të revizionit, ESHR-ja i fton të gjitha palët e interesuara – institucionet, organizatat, shoqatat e qytetarëve dhe subjektet e tjera të interesuara, që të dorëzojnë propozime për institucione, subjekte dhe fusha për të cilat konsiderojnë se ekziston nevoja dhe interesi publik për kryerjen e revizionit shtetëror,” – raportoi Revizioni.
Dorëzimi i propozimeve mund të bëhet në ueb-faqen e Revizionit ose në e-mailin e tyre.
Propozimet që do të pranohen do të integrohen në Programin Vjetor të Punës për vitin 2027, por duhet të miratohen më parë nga kryerevizori shtetëror dhe të dorëzohen në Kuvendin e RMV-së, më së largu deri në fund të dhjetorit.