Transporti Publik Falas për Studentët në Tetovë: Një Iniciativë e Re për Të Rinjtë

Studentët në Tetovë shumë shpejt do të kenë mundësinë të përdorin transportin publik pa pagesë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës, Albi Qamili, pas një takimi me udhëheqësit dhe përfaqësuesit e organizatave studentore të Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore, ku u diskutuan kërkesat e studentëve dhe detajet teknike për realizimin e projektit. “Shumë shpejt, transporti publik falas për studentët!

Premtimi ynë po bëhet realitet.

Sot bëmë një hap konkret: përcaktuam detajet teknike që transporti falas për studentët të hyjë në funksion”, ka deklaruar Qamili.

Ai theksoi se kjo iniciativë ka si qëllim t’ua lehtësojë përditshmërinë studentëve dhe ta bëjë Tetovën një qytet më atraktiv për të rinjtë. “I dëgjojmë kërkesat e studentëve dhe ua lehtësojmë studimet.

Tetova duhet të jetë qytet ku të rinjtë duan të studiojnë dhe të qëndrojnë”, u shpreh Qamili.

Detajet konkrete për mënyrën e funksionimit të transportit falas pritet të publikohet së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *