Udhëtimi me autobus është një nga përvojat më të preferuara për shumë njerëz.
Këto aventura bëhen akoma më emocionuese kur zgjasin për orë të tëra, duke kaluar nëpër disa shtete deri në destinacionin final.
Një udhëtim të tillë përmes vendeve të Evropës, sidomos në ato që kanë një numër të madh shqiptarësh, e ofron kompania turistike “Shpejtimi”.