NP ‘Ujësjellësi dhe Kanalizime’ njofton qytetarët e Shkupit se uji në qytet është i sigurt për t’u pirë. ‘Raporti javor laboratorik mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm NP ‘Ujësjellësi dhe Kanalizime’ – Shkup, ka për qëllim të informojë më mirë qytetarët e Shkupit.
Ky raport publikohet çdo javë dhe bazohet në analizat e kryera nga Sektori i Kontrollit Sanitar.’ Në periudhën nga 16.11.2026 deri më 20.11.2026, Sektori i Kontrollit Sanitar ka marrë 196 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 196 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 48 pika matëse në Qytetin e Shkupit.