Gjykata e Selenicës ka marrë vendimin për 35-vjeçarin Albano Ahmeti, i cili u arrestua disa ditë më parë për akuzat e rënda për abuzim seksual ndaj nxënëseve të mitura në shkollën 9-vjeçare “Hajredin Beqari”.
Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, dhe pas vendimit, avokatja mbrojtëse e tij ka dhënë një prononcim për mediat.
Ajo theksoi se akuzat ndaj Ahmetit janë ende në fazën e hetimeve paraprake dhe nuk do të japë më shumë detaje për rastin.
Avokatja gjithashtu njoftoi për masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata, e cila është “Detyrim paraqitje”.