Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ishte e domosdoshme për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij.
Djali i tij, Altin Krasniqi, ka falënderuar qytetarët për mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Ai shprehet se vizita ishte e nevojshme, duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të nënës, dhe falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë. “Vizita ka qenë shumë e mirë, ka pas nevojë, ka qenë shkaku i gjendjes nenës që i falënderoj gjithë që na kanë mbështetur…gjithë qytetarët…(Edhe babai ishte) Mirë me shëndet”, thotë Krasniqi.
Jakup Krasniqi qëndroi katër ditë në Kosovë për arsye humanitare, para se të kthehej sërish në Hagë.
Dhomat e Specializuara të Kosovës lejuan vizitën për “arsye të forta humanitare” pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.
Gjatë katër ditëve, ai u dërgua çdo ditë për disa orë në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës, ku qëndroi pranë familjes dhe bashkëshortes, ndërsa netët i kalonte në selinë e EULEX-it në Fushë Kosovë.
E gjithë vizita u zhvillua nën përcjellje të rreptë të forcave të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it.
Kjo ishte vizita e dytë e Jakup Krasniqit në Kosovë që nga arrestimi dhe transferimi në Hagë në nëntor të vitit 2020, dhe vjen pas vendimit të 16 shtatorit 2026, ku ai u dënua me 25 vjet burgim në shkallën e parë.