Gjatë së dielës, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar grumbullim të madh uji në disa rrugë të Prishtinës, duke e bërë qarkullimin e automjeteve të vështirë.
Pamjet e publikuara pranë Stacionit të Autobusëve tregojnë rrugët të mbuluara nga uji, ndërsa uji ka depërtuar edhe brenda një autobusi.
Situata e rënduar është raportuar gjithashtu në Veternik, ku rruga kryesore është përmbytur në tërësi, duke shkaktuar pengesa në qarkullim.
Grumbullime të ujit dhe vërshime janë evidentuar edhe në disa lagje të tjera të kryeqytetit.
Këto reshje kanë sjellë probleme të konsiderueshme në qarkullim, dhe mbetet për t’u parë nëse situata do të përkeqësohet në rast se reshjet vazhdojnë.