Plagosje me armë zjarri në Shtoj, policia në kërkim të autorit

Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T.

H.

Ai është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *