Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka ndarë përvojat e tij në emisionin “Opinion” përballë gazetarit Blendi Fevziu, duke zbuluar telefonatat e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.
Ish-deputeti i PS-së ka theksuar se telefonata e fundit ka qenë e mbushur me tension dhe fyerje.
Ndreca pohon se kryeministri e akuzon atë se ka nxitur pavarësinë e Veliajt dhe largimin e tij nga pushteti i Ramës. “Unë, në një komunikim me kryeministrin, edhe sot me telefonatë, isha i mbushur me tension dhe me fyerje.
Më telefonoi Rama për këtë shkak.
Se mendon që unë jam nxitësi i pavarësisë së Erionit nga Rama.
Rama më ka telefonuar dhe ka treguar pakënaqësi për mua si këshilltar politik, në kuptimin që e kam nxitur pavarësinë e Veliajt nga Rama.
Në fakt, unë nuk jam këshilltari i vetëm ligjor i Veliajt, është një grup i madh”, tha Ndreca.
Raporti mes Veliajt dhe Ramës duket se nuk është në momentet më të mira.
Kryebashkiaku ka pretenduar se Rama, përmes ministrit të Drejtësisë Toni Gogu, i ka ushtruar presion duke i kërkuar dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe pranimin për përfshirje në protestat e flamengove.
Vetë Gogu ka pranuar se ka shkuar për ta takuar në paraburgimin e Fierit, por ka mohuar pjesën tjetër të pretendimeve.