Tensionet në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’: Protestuesit përballë Policisë

Tensionet dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pas hedhjes së gurëve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë dhe policisë, fillimisht dukej se protestuesit po largoheshin, duke u drejtuar drejt sheshit “Skënderbej”.

Megjithatë, pas një tërheqjeje të shkurtër, ata filluan të sulmojnë me fishekzjarrë.

Policia reagoi menjëherë duke përdorur ujë për të shpërndarë protestuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *