Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Paris.
Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun informoi përmes një postimi në platformën X se në takim u shqyrtuan hapat e ardhshëm në procesin e dialogut dhe aspekte të ndryshme të normalizimit të marrëdhënieve. “Me institucionet tashmë të konstituuara në Prishtinë, diskutuam për rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë dhe aspektet e ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat kanë rëndësi për njerëzit në terren dhe për rajonin”, thuhet në njoftim.