Një tjetër arritje e rëndësishme akademike i është shtuar shkencës dhe komunitetit shqiptar.
Doruntin Shabani, një i ri nga Presheva, ka përfunduar me sukses studimet e doktoraturës në Institutin për Fizikë Bërthamore në Universitetin e Kölnit në Gjermani, duke fituar zyrtarisht titullin Doktor i Fizikës Bërthamore.
Puna e tij kërkimore dhe disertacioni shkencor janë vlerësuar me notën më të lartë nga komisioni akademik, i cili përfshinte profesorët e njohur ndërkombëtarë: Christoph Langer, Dennis Mücher, Kathrin Wimmer dhe Annette Schmidt.
Ky sukses pasqyron përkushtimin e lartë shkencor të Shabanit dhe shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e tij akademike.
Ai është një lajm krenarie për Luginën e Preshevës dhe një shembull i shkëlqyer i arritjeve të rinjve shqiptarë në qendrat më prestigjioze të Evropës.