I.
Z, një 19-vjeçar shqiptar me shtetësi gjermane, është identifikuar si një nga dy personat e dyshuar për zjarrvënien ndaj antenave të internetit satelitor Starlink pranë Sofjes, në Bullgari.
Autoritetet bullgare kanë kërkuar arrestimin e tij dhe të dyshuarit tjetër, T.B, ndërsa rrethanat e rastit janë duke u hetuar.
Sipas ekspertizës së përmendur nga autoritetet, tri antena janë shkatërruar plotësisht, dy janë dëmtuar pjesërisht dhe tri të tjera janë prekur nga zjarri.
Të dyshuarit akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa gjykata në Sofje ka miratuar lëshimin e urdhërarresteve evropiane ndaj tyre.
Një detaj interesant i përmendur gjatë seancës gjyqësore lidhet me automjetin që dyshohet se është përdorur për të shkuar në vendin e ngjarjes.
Sipas raportimit të televizionit publik bullgar BNT, makina kishte targa gjermane dhe, sipas njërit prej avokatëve mbrojtës, i përkiste një shtetasi të Kosovës.