Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Qeverisë për përjashtimin e veteranëve të luftës nga përfitimi i pagës minimale.
Ai e ka cilësuar këtë veprim si një përçmim të kontributit dhe sakrificës së këtyre individëve.
Në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haradinaj ka theksuar se një vendim i tillë dërgon një mesazh të gabuar për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Pse u desh të liheshin veteranët e luftës jashtë pagës minimale?
Pse, ku i ndihmon më shumë?
Së pari, e çon një porosi në publikun tonë që nuk njihet kontributi dhe sakrifica, e dyta, imagjinoni kur t’i largon veteranët prej listës, me ndihmën e Listës Serbe”, ka deklaruar Haradinaj.