Hashim Thaçi: Mesazh nga Haga për Qytetarët e Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dërguar një mesazh nga Haga, duke iu adresuar qytetarëve që po e mbështesin gjatë procesit të tij gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Thaçi shfrytëzoi këtë mundësi për të falënderuar të gjithë ata që qëndrojnë pranë tij, duke shprehur gjithashtu bindjen se në përfundim të këtij procesi do të dëshmojë pastërtinë e tij. “Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, ka theksuar Thaçi.

Në Hagë, ai po përballet me procesin gjyqësor, së bashku me ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës fajtorë për disa akuza për krime lufte, por i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *