Pacientët onkologjikë po përballen sërish me mungesë të terapisë së nevojshme, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon ilaçi “Paklitaksel”.
Sipas LSDM-së, pacientëve u është thënë se ky ilaç do të jetë i disponueshëm vetëm pas Vitit të Ri.
Elena Radeska nga LSDM kërkon dorëheqjen e Sasho Klekovskit, duke akuzuar se ai ka zhytur sistemin shëndetësor në kaos të vërtetë.
Ndërkohë, Klekovski vazhdimisht deklaron se përgjegjësia për mungesën e barnave bie mbi Klinikën dhe distributorët, e jo mbi Ministrinë e Shëndetësisë. “Me Klekovskin dhe Mickoskin shëndetësia është në kaos, mungojnë barnat, ndërsa pacientët mbeten pa terapinë e nevojshme.
Pacientët onkologjikë sërish përballen me mungesë të ilaçit „Paklitaksel“, duke u kthyer në shtëpi pa terapi.
Sipas informacioneve që u janë dhënë, ilaçi nuk do të jetë në dispozicion deri pas Vitit të Ri.
Kjo do të thotë se pacientët do të detyrohen të presin, ndërsa për ta çdo ditë pa terapi mund të jetë vendimtare për jetën,” deklaroi Elena Radeva nga LSDM.