Mungesa e Mbështetjes për Personat me Diabet në Kosovë: Thirrje për Veprim nga Qeveria

Organizata Tip1omël ka shprehur shqetësim serioz për mungesën e mbështetjes institucionale për personat që jetojnë me diabet në Kosovë.

Ajo kërkon nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë të ndërmarrin masa konkrete për të mbuluar nevojat shëndetësore të këtyre individëve.

Në një reagim publik, organizata thekson se Kosova vazhdon të përballet me mangësi të mëdha në rimbursimin e pajisjeve dhe medikamenteve që janë të domosdoshme për menaxhimin e diabetit.

Sipas Tip1omël, problemi nuk lidhet vetëm me sensorët CGM, të cilët ende nuk rimbursohen, por përfshin edhe shiritat testues për matjen e glukozës dhe vështirësitë në qasjen ndaj disa llojeve të insulinës.

Organizata vë në pah se ndërsa vendet e rajonit po bëjnë përpjekje për të mbuluar teknologjitë moderne për menaxhimin e diabetit, barra financiare vazhdon të bie mbi pacientët dhe familjet e tyre në Kosovë.

Në këtë kontekst, Tip1omël përmend vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, e cila ka vendosur të fillojë rimbursimin e sensorëve për fëmijët me diabet nga viti 2027, duke shpresuar që kjo nismë të shërbejë si model për institucionet e Kosovës.

Organizata kërkon përgjigje konkrete nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për të adresuar këto çështje urgjente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *