Oficeri Selmani Diplomohesh nga FLETC: Një Arritje Krenarie për Komunitetin Shqiptaro-Amerikan

Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit (AALEA) ka shprehur krenari për anëtarin e saj, oficerin Selmani, i cili ka diplomuar me sukses nga Qendrat Federale të Trajnimit për Zbatimin e Ligjit (FLETC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një njoftim, shoqata theksoi përkushtimin, disiplinën dhe sakrificat që ka bërë oficer Selmani gjatë rrugëtimit të tij profesional, duke e cilësuar këtë arritje si një angazhim të rëndësishëm për sigurinë dhe mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara.

Oficeri Selmani aktualisht shërben në Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së (CBP), një nga agjencitë federale që merret me sigurinë kufitare dhe zbatimin e ligjit.

AALEA gjithashtu theksoi se ky diplomim është një arsye krenarie për familjen, kolegët dhe për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan, pasi përfaqëson trashëgiminë shqiptare ndërsa shërben me nder për kombin amerikan. “Ti mban më shumë sesa një medalje dalluese, ti mban krenarinë e trashëgimisë sate shqiptare dhe nderin e shërbimit ndaj këtij kombi të madh,” thuhet në mesazhin e urimit të shoqatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *