Protestat e Punonjësve të Shëndetit Veterinar për Financimin e Pamjaftueshëm

Punonjësit e sektorit të shëndetit veterinar organizuan protesta për shkak të, siç thonë ata, gjendjes së rënduar nga financimi i pamjaftueshëm dhe vonesave në zbatimin e masave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve.

Nisma për protestën është iniciuar nga mjekët veterinarë dhe klinikat që zbatojnë këto masa në terren, me mbështetje nga Dhomën Veterinare të Maqedonisë.

Veterinerët theksojnë se buxheti për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve ka qenë i pamjaftueshëm, veçanërisht në dy vitet e fundit, si dhe trajtimi i papërshtatshëm institucional i profesionit të tyre. “Kemi ngecje në realizimin e projekteve që duhet të kryhen deri tani sipas planit vjetor, por deri në këtë afat akoma nuk kemi filluar dhe kjo është një përgjegjësi sepse nuk ka cilësi dhe siguri ushqimore te konsumatorët.

Kërkojmë realizim urgjent laboratorit ku duhet ti dorëzojmë analizat për kontrolle”, deklaroi Lazim Zurapi, veterinar.

Dhoma Veterinare paralajmëron se vonesat në masat parandaluese e vështirësojnë zbulimin dhe parandalimin e sëmundjeve të kafshëve në kohë, sëmundje që mund të kenë pasoja për blegtorinë, tregtinë e kafshëve, sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik. “Nëse disa vite më parë buxheti për mbrojtjen shëndetësore të kafshëve ishte rreth 400 milion denarë, tani kemi një buxhet rreth 180 milion denarë.

Mund ta shihni se sa është zvogëlimi i buxhetit që ashiqare na jep idenë që as Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk mund t’i mbuloj të gjitha këto shpenzime ndaj shoqërive të veterinarëve për shërbimet që japin gjatë vitit të ardhshëm”, tha Zharko Mihajllovski, kryetar i Odës së Veterinarëve të RMV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *