Reagimi i BDI-së për Provimet Shtetërore në Gjuhën Shqipe

BDI sot ka reaguar ndaj deklaratës së Izet Mexhitit lidhur me dhënien e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe.

Nga atje thonë se VLEN-i konfirmoi atë që e themi vazhdimisht: “Ligji për përdorimin e gjuhëve” mundëson dhënien e provimeve profesionale në gjuhën shqipe. “Gjysmëkryetari i VLEN-it, në konferencën e sotme për media, pranoi turpin dhe konfirmoi pikërisht atë që Bashkimi Demokratik për Integrim e thekson vazhdimisht: Ligji për përdorimin e gjuhëve është i qartë dhe mundëson dhënien e provimeve profesionale në gjuhën shqipe.

Nëse sot mbahen provime profesionale në gjuhën shqipe, duke u bazuar pikërisht në Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe në Amendamentin V të Kushtetutës, i cili e përcakton shqipen si gjuhë zyrtare, atëherë shtrohet një pyetje e thjeshtë: pse e njëjta bazë ligjore dhe kushtetuese të mos vlejë edhe për provimin e jurisprudencës dhe provimet e tjera shtetërore?

Sot u dëshmua edhe një herë se gjuha shqipe ka bazë të qartë ligjore dhe kushtetuese për këtë të drejtë.

Problemi nuk është te mungesa e ligjit, por te mungesa e vullnetit dhe kapacitetit të kësaj garniture qeverisëse, e cila pa legjitimitet politik nuk arrin as ta zbatojë ligjin.

Këtë e ka konstatuar qartë edhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, duke theksuar se Ligji për përdorimin e gjuhëve e rregullon këtë çështje dhe se dispozitat e tij duhet të zbatohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *