Prokuroria e Posaçme ka paraqitur sot pretencën për grupin e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Kosovës, ku ishte ngritur një laborator për përpunimin e kokainës në Qerekë të Fushë-Krujës.
SPAK ka kërkuar gjithsej 122 vite burg për 10 të akuzuarit.
Dënimet e propozuara janë si më poshtë: A.Z – 14 vjet me gjykim të shkurtuar 9 vite e 4 muaj; A.Ç – 15 vjet me gjykim të shkurtuar 10 vjet; G.S, I.A, J.R, Z.V dhe S.A.S – 14 vjet me gjykim të shkurtuar 9 vite e 4 muaj; K.B dhe H.L.N – 13 vjet me 8 vite e 8 muaj, me gjykim të shkurtuar 4 vjet; E.S – 12 vjet me gjykim të shkurtuar 8 vite; B.H – 10 vjet me gjykim të shkurtuar 6 vjet e 8 muaj.