Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të reja për punësim sezonal në Austri, pas vendimit të autoriteteve austriake për krijimin e një kuote të posaçme prej 2.000 vendeve të punës për shtetasit e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Rregullorja e re, e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 dhjetor 2026, synon të lehtësojë angazhimin e punëtorëve nga rajoni në sektorin e turizmit, ku kërkesa për fuqi punëtore rritet veçanërisht gjatë sezoneve me fluks të shtuar të turistëve.