Roli i Diasporës në Jetën Publike të Kosovës: Takimi i Kryeministrit Kurti me GERMIN-in

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare GERMIN, ku është diskutuar për rolin e diasporës dhe mundësitë për të rritur përfshirjen e bashkatdhetarëve në jetën publike dhe institucionale të Kosovës.

Në takim morën pjesë anëtarët e Bordit të GERMIN-it, Anila Hyka, Avni Mustafaj dhe Yll Zagragja, si dhe bashkëdrejtorët ekzekutivë, Lirim Krasniqi dhe Sihana Bejtullahu.

Gjatë këtij takimi, u theksua angazhimi i vazhdueshëm për të forcuar ndërveprimin me mërgatën dhe për mundësitë konkrete të përfshirjes së saj në jetën publike, institucionale dhe shoqërore në Republikën e Kosovës.

Një nga temat e diskutimit ishte edhe rëndësia e mësimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë, si dhe mbështetja e nismave që synojnë të përcjellin gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar te brezat e rinj.

Vëmendje e veçantë iu kushtua Programit OriginAL, edicionit të pestë të konferencës ‘Diaspora Flet’, si dhe nismës ‘Shtëpia e Diasporës’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *