Në Maqedoni, 66.1% e familjeve në vitin 2025 ishin pa fëmijë, ndërsa 33.9% kishin fëmijë në ngarkim, sipas të dhënave të Eurostatit për strukturën e familjeve.
Krahasuar me mesataren e Bashkimit Evropian, ku 76.6% e familjeve nuk kanë fëmijë, përqindja e familjeve me fëmijë në Maqedoni është dukshëm më e lartë.
Gjatë vitit 2025, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 595,600 familje.
Prej tyre, 393,400 ishin pa fëmijë, ndërsa 202,200 kishin fëmijë, sipas informacionit nga “TV21”.
Mesatarja e numrit të fëmijëve për familje ishte 0.60, që përfaqëson një ulje prej 25% krahasuar me vitin 2015, kur mesatarja ishte 0.80.
Madhësia mesatare e një familjeje në Maqedoni ka qenë nga 3.1 deri në 3.2 anëtarë, më shumë se mesatarja evropiane, e cila është rreth 2.3 anëtarë.
Në nivelin e BE-së, përqindja e familjeve me fëmijë ka shënuar një rënie të vazhdueshme gjatë 15 viteve të fundit.
Në vitin 2010, ajo ishte 26.9%, në vitin 2015 ra në 25.9%, në vitin 2020 në 25%, ndërsa në vitin 2025 arriti në 23.3%.
Kjo do të thotë se pothuajse tetë nga dhjetë familje në BE janë pa fëmijë.
Gjatë së njëjtës periudhë, është rritur përqindja e familjeve të përbëra nga një i rritur pa fëmijë, nga 33.6% në vitin 2015 në 37.5% në vitin 2025.
Ndërkohë, përqindja e familjeve të përbëra nga çifte me fëmijë ka rënë nga 16.6% në 14.7%.
Mes vendeve anëtare të BE-së, Sllovakia ka përqindjen më të lartë të familjeve të përbëra nga çifte me fëmijë, me 20.3%, e ndjekur nga Qiproja me 19.6%, Çekia me 18.4% dhe Luksemburgu me 18.3%.
Familjet e përbëra nga një i rritur me fëmijë përbëjnë 3% të numrit të përgjithshëm të familjeve në BE.
Përqindja më e lartë e tyre është në Estoni me 9.4%, Letoni me 7% dhe Irlandë me 6.9%.
Ndërkaq, familjet e përbëra nga një person pa fëmijë janë më të zakonshme në Lituani, ku përbëjnë 62.5% të familjeve, pasuar nga Estonia me 53.8% dhe Finlanda me 47.9%.