Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim për B.
D., i dyshuar për vrasje të rëndë dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, në rastin tragjik që i mori jetën dy anëtarëve të një familjeje në fshatin Demiraj.
Vendimi u miratua më 2 nëntor 2026, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan për caktimin e kësaj mase.
Sipas prokurorisë, B.
D. dyshohet se më 1 nëntor, pas mesnatës, në shtëpinë e tij, pas një konflikti fizik, ka privuar nga jeta djalin e tij, A.
D. “I pandehuri B.
D. me datë 1 nëntor 2026, në periudhën kohore pas orës 00:27 e deri në orët e mëngjesit, në shtëpinë e tij në fshatin Demiraj, Komuna e Gjilanit, pas një konflikti fizik me djalin e tij e privon nga jeta A.
D., ndërsa më parë edhe fëmija D.
D., është gjetur e pa jetë dhe me shenja dhune në shtratin e babait të saj, tani të ndjerit A.
D., ku janë vërejtur edhe njolla gjaku, krejt këto të shkaktuara me dyshimin nga babai i saj tani i ndjeri A., ashtu që nga veprimet e të njëjtëve janë privuar nga jeta dy anëtar të familjes së tyre”, thuhet në njoftim.
Sipas prokurorisë, dyshohet se vdekja e fëmijës gjithashtu është shkaktuar nga babai i saj, A.
D., duke rezultuar në humbjen e jetës së dy anëtarëve të së njëjtës familje.
Gjykata ka njoftuar se gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi liçimi i të dyshuarit mund të ndikonte te dëshmitarët, me qëllim të koordinimit dhe minimizimit të pasojave të veprimeve të ndërmarra.