Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në fshatin Jabllanicë e Vogël, afër Pejës.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar rastin.
Sipas tij, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë, dhe të lënduarit janë dërguar fillimisht për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Njëri prej tyre, për shkak të gjendjes shëndetësore, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. “Sot, rreth orës 17:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Jabllanicë e Vogël, – Pejë.
Në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë, ndërsa si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, njëri nga të lënduarit është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Njësiti Rajonal i Trafikut është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin,” tha Rugova.