Pas orëve të shumta përplasje në ditën e 12-të të protestave në Tiranë, situata duket se është qetësuar.
Ndërhyrja e forcave të rendit ka bërë të mundur largimin e turmës që po shkaktonte dëme në akset kryesore.
Sipas pamjeve nga terreni, vendngjarjet ku u zhvilluan përplasjet kryesore janë pothuajse plotësisht të lira, dhe tani rrugët e Tiranës janë të boshatisura nga protestuesit.
Paralelisht me normalizimin e qarkullimit, ka filluar puna për skanimin e dëmeve të shkaktuara në hapësirat publike.
Veçanërisht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka filluar pastrimi nga gurët dhe sendet e tjera të forta të hedhura gjatë protestave.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka arrestuar disa protestues pas akteve vandale në kryeqytet.