Themelohet Këshilli Presidencial për Fuqizimin e Grave në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka krijuar Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave.

Sipas njoftimit nga Presidenca, ky këshill do të funksionojë si një platformë shtetërore për avancimin e të drejtave, sigurisë, pjesëmarrjes dhe pavarësisë ekonomike të grave dhe vajzave në Kosovë.

Krijimi i këtij këshilli është në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Presidentja Shiroka Pula ka theksuar se fuqizimi i grave nuk është vetëm çështje e përfaqësimit dhe barazisë formale, por gjithashtu lidhet ngushtësisht me drejtësinë, dinjitetin njerëzor, demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Prioritetet kryesore të këtij këshilli do të përqendrohen në fuqizimin ekonomik dhe financiar të grave, dhe në adresimin e dhunës ndaj tyre.

Në këtë drejtim, presidentja ka bërë thirrje për zero tolerancë ndaj dhunës, diskriminimit dhe mohimit të mundësive të barabarta.

Këshilli do të ketë përfaqësues nga shoqëria civile, akademinë, sektorin privat, profesionistë të pavarur, komunitete dhe partnerë ndërkombëtarë, me qëllim identifikimin e mangësive dhe hartimin e rekomandimeve konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *